gjykata speciale

Specialja nuk shfuqizohet, e mbrojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Përpjekjet për të ndaluar funksionalizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë duket se janë të kota, pasi ngritja e saj nuk mund të ndalet thjesht me shfuqizimin e ligjit, e kjo për shkak se ekzistojnë tri akte ndërkombëtare që qëndrojnë mbi ligjin: një marrëveshje e drejtpërdrejtë me BE-në dhe dy akte të tjera të lidhura me Holandën.

Ligji për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale është derivat i këtyre marrëveshjeve (04-L-274 a.pdf,) që imponuan edhe ndryshimet kushtetuese, në kohën kur Kosova udhëhiqej nga Atifete Jahjaga.

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/04-L-274 a.pdf

Në një letër që ajo i kishte dërguar kryediplomates së atëhershme të BE-së, Catherine Ashton, shprehte gatishmërinë për themelimin e dhomave të veçanta gjyqësore, që do të vendoseshin në një shtet të tretë, në bazë të marrëveshjes me shtetin respektiv.

Në gusht të vitit 2015 u bënë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për krijimin e bazës juridike për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa në shkurt të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Mbretërinë e Holandës mbi organizimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, të vendosur në Holandë.

Po ashtu është nënshkruar edhe një marrëveshje e përkohshme me Mbretërinë e Holandës, që ka karakterin e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Të gjitha këto kanë prioritet dhe qëndrojnë mbi ligjet e Republikës së Kosovës, e kjo përcaktohet edhe në Kushtetutë.

Këto marrëveshje miratohen me votat e dy të tretave të deputetëve dhe amendimi apo tërheqja prej tyre ka të njëjtën procedurë vendimmarrjeje si ratifikimi. E kjo përbën problemin kryesor për deputetët që kërkojnë bllokimin e funksionalizimit të Gjykatës Speciale, pasi ata kanë pak gjasa të sigurojnë 80 votat e nevojshme dhe nuk mund të marrin as pëlqimin e Holandës për të hequr dorë nga marrëveshjet e nënshkruara vite më parë.

Historiku i idesë për Gjykatën Speciale

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.