‘Specialja’ hyn në fuqi me 15 shtator

Pas dy javësh do të bëhen të aplikueshme dispozitat që parashohin themelimin e Gjykatës Speciale. Fuqizimin e tyre juristët e kanë gjykuar si kundërkushtetues.

Të hënën është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, neni 65 i të cilit përcakton se ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Baza kushtetuese e ligjit është pikërisht amendamenti 24, të cilin opozita e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Për të Kushtetuesja akoma nuk është deklaruar, por pavarësisht kësaj, presidentja Atifete Jahjaga nuk e ka stopuar procesin e publikimit të këtij ligji që derivon nga amendamenti. Atë e ka shpallur dhjetë ditë më parë me dekret të veçantë.

Është publikuar njëkohësisht edhe derivati tjetër i këtij amendamenti – Ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Për dallim nga i pari, ky nuk do të jetë i zbatueshëm menjëherë. Në nenin 10 të tij parashihet se hyn në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Ligji pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.