Ballina / KOSOVA / Specialja fton edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së për intervistim

Specialja fton edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së për intervistim

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë.

“Sapo morra lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar ai në Facebook.

Gucati sot paradite ka njoftuar se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.

Provo po ashtu

kriteret per liberalizim

Vizat varen nga luftimi i krimit dhe korrupsionit

Çështja e liberalizimit të vizave kryekëput varet nga kriteri i papërmbushur që ka të bëjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.