Ballina / KRYESORE / Specialja e fton edhe Abelard Tahirin
abelard tahiri
Abelard Tahiri

Specialja e fton edhe Abelard Tahirin

Në medie sot u raportua se ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u raportua se është ftuar nga Gjykata Speciale, madje sipas raportimit në medie ai do të udhëtoj në fund të këtij muaji për në Hagë.

Por, i kontaktuar nga lajmi.net, Tahiri as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar këtë.

Ai ka thënë se momentalisht nuk mund të flas asgjë rreth kësaj çështje.

“Nuk mund të flas një herë asgjë për këtë punë”, ka thënë shkurt Tahiri .

Tahiri nuk është i vetmi zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë që është ftuar para prokurorëve të Gjykatës Speciale.  Sivjet në gusht mediat kishin raportuar se një tjetër zyrtar i po kësaj ministrie ishte ftuar nga specialja , sado që në kohë të luftës kishte qenë vetëm 8-vjeçar.

Atëbotë mediat raportuan se Berisha që punon në Zyrën për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë nga Gjykata Speciale, nuk dyshohet për ndonjë “krim” në luftë, por është marrë në pyetje për shkak të dyshimeve se ka nxjerrë informacione sensitive nga zyra.

Zyra për Mbrojten e të Akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale ishte krijuar pasi që kishin filluar të vinin ftesat e para për intervistim nga Haga.

Kjo zyrë funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, derisa ka si rol njëkohësisht ofrimin e ndihmës për familjarët e të akuzuarve gjatë procesit në Hagë.

As Abelard Tahiri, ministri i drejtësisë në ikje nuk ka qenë pjesëe luftës , dhe nuk dihet për çka është ftuar nga specialja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.