fbpx

Specialja deri tash ka ftuar për intervistim mbi 20 ish-pjesëtarë të UÇK-së

82 deputetë të Kuvendit të Kosovës i kishin thënë PO krijimit të një Gjykate Speciale për krime lufte.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës vendosi të themeloj Specialen, e cila u tha se do të merret me të paktën 10 raste të dyshuara për krime lufte, e në përbërjen e së cilës do të kishte vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

3 vjet pas, kjo Gjykatë duket se ka intensifikuar hapat për të ecur tutje me ftesat e një pas njëshme që po iu dërgon ish-komandantëve e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fund të vitit 2018 dhe në këtë fillimvit, Specialja ka ftuar dhjetëra persona të dyshuar ose dëshmitarë për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara të kësaj gjykate në Hagë.

Së fundi, ftesën e ka marrë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për rreth dy vite ishte në krye të ekzekutivit kosovar. Ai, dha dje dorëheqje si shkak i ftesës së Speciales, duke bërë hapin e njëjtë siç kishte bërë në vitin 2005, kur e kishte ftuar Gjykata e Hagës.

Haradinaj, dy herë radhazi ishte shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat e Hagës, e kjo është hera e tretë kur Haradinaj do të paraqitet para gjykatësve ndërkombëtar për të vërtetuar pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri tashmë i dorëhequr i Kosovës, muajve të fundit pati presione të shumta nga bashkësia ndërkombëtare për t’a hequr taksën 100 për qind të vënë ndaj produkteve serbe e boshnjake, në mënyrë që sipas tyre të riniste dialogu me Serbinë. Por, Haradinaj si kryeministër nuk u lëkund nga qëndrimi i tij, duke theksuar vazhdimisht se taksa do të hiqej vetëm pas njohjes reciproke nga Serbia në kufijtë ekzistues.

Madje, ai edhe dje në konferencën e dorëheqjes, theksoi se kjo taksë nuk do të hiqet as pas largimit të tij.

Figura të shumta publike, menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit, theksuan se ai po e paguan çmimin e kundërshtimit të ndarjes së Kosovës.

I tërë spektri politik në Kosovë shprehu keqardhje për ftesën që Haradinaj mori për të tretën herë për të vërtetuar pastërtinë e UCK-së. Ishte vetëm lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili theksoi se kjo ishte dorëheqje e vonuar, gjë që u pa me kritika nga personalitete të shumta përmes rrjeteve sociale.

Nuk është vetëm kryeministri Haradinaj, i cili dje mori ftesë nga Haga për intervistim. Edhe ish-kryetarin e Klinës nga radhët e PDK-së, Sokol Bashotën dhe këshilltarin e Presidentit Thaci, Bislim Zyrapin i ka ftuar Haga për intervistim.
Menjëherë pas lajmit, Presidenti Thaçi, theksoi se me keqardhje ka mësuar se Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

E po sot edhe kryeparlamentari Veseli, njëherësh lider I PDK-së, përmes një reagimi në Facebook përkitazi me ftesat e fundit të Speciales, ka konfirmuar lajmin se listës së të ftuarve i është bashkuar edhe ish-kryetari i Klinës, njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Sokol Bashota.

Disa orë pasi u publikuan lajmet për këto 3 ftesa të Speciales, mëngjesin e së shtunës u morë vesh se ftesë ka marrë edhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UCK-së.

Reagime të shumta pati edhe sot, duke u potencuar se lufta e UCK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë do të mbes.

Ka qenë sot lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili edhe vetë është përball me Tribunalin e Hagës prej nga është shpall i pafajshëm, i cili ka reaguar për ftesën që ka marr ish-kryeparlamentari Krasniqi. Limaj theksoi se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e drejtë.

Nuk janë vetëm këto 4 ftesa që kanë arritur në Kosovë që prejse është themeluar Specialja. Gjyqi ndërkombëtar javë e muaj më herët ka ftuar për intervistim edhe ish-komandantë e ish-pjesëtarë tjerë të UCK-së.

Deri tash kjo Gjykatë ka ftuar për intervistim mbi 20 persona, në mesin e tyre është ftuar edhe Raimonda Rreci, e cila është gruaja e parë që është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në muajin dhjetor të vitit 2018./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.