Specialja: Caktohet gjykatësi i procedurës paraprake

Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Në lidhje me këtë, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar.

Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake, theksojnë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Drama për Specialen filloi më 22 dhjetor 2017, kur tre liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndërmorën nismën për ta shfuqizuar gjykatën e cila pretendon t’i gjykojë krimet e pasluftës në Kosovë. Por kjo iniciativë nuk ka kaluar atëbotë kështu që Ligji për specialen mbetet ende në fuqi.

Ligji nuk mund të ndryshojë pa dy të tretat e votave, pra pa 80 vota, sepse për këtë Ligj kishte ndryshuar edhe Kushtetuta e Kosovës.

Deputet e Kosovës kanë votuar Specialen , të cilën e kishte kundërshtuar fuqishëm Vetëvendosje.

LEXO edhe:

Perëndimi me “lista të zeza”, nuk ka viza pë deputetët që duan shfuqizimin e Speciales (2017)

NZZ : Presidenti Thaçi befasisht kundër Gjykatës Speciale

Thaçi: Gjykatën Speciale mos e shikoni si ndëshkim

Para Kuvendit po protestohet, brenda debatohet Gjykata Speciale (2015)

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs. Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë.

Tё dhёna mё tё hollёsishme bazё rreth organizimit mund tё gjeni tek Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar.

Amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, ku u fut amandamenti për Specialen , që u votua nga Kuvendi i Kosovës në Gusht të vitit 2015 e gjeni këtu.

Ligjin mund ta gjeni këtu. Ai u miratua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Gjykata speciale u formua nën trysninë e madhe të ushtruar nga ndërkombëtarët në institucionet e Kosovës. Ajo ishte shkak i trazirave të shumta brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Selia e Gjykatës ndodhet në Hagë. /infoglobi

Lexo edhe:

Zhbogar: Gjykata Speciale – në pikëpyetje sovraniteti i Kosovës

Gjykata Speciale përmend kush do t’i kryejë arrestimet 

Thaçi: Gjykatën Speciale mos e shikoni si ndëshkim

Mustafa shpreson se Gjykata Speciale do t’i zbardhë vrasjet politike

Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

 Gjithçka që duhet të dini për Gjykatën Speciale

Kush kundërshton dhe kush e mbështet Gjykatën Speciale dhe pse?

Lexoni të plotë deklaratën e Prokurorit Williamson

 

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.