fbpx
kataloni

Spanjë: Kushtetuesja anulon vendimin për pavarësinë e Katalonisë

Gjykata Kushtetuese e Spanjës (TC) ka anauluar unanimisht vendimin për shpalljen e një anshme të pavarësisë së Katalonisë .

Deklarata e Pavarësisë ishte shpallur nga autoritetet rajonale të Katalonisë, përkatësisht nga Parlamenti rajonal më 27 Tetor .

Gjykata Kushtetuese e Spanjës  konsideron se Deklarata e Pavarësisë së Katalonisë “paraqet një rrezik serioz për rendin dhe ligjin”.

Po ashtu si mëson infoGlobi kushtetuesja ka përkujtuar Parlamentin e Katalonisë se e drejta për autonomi “nuk është dhe nuk do të duhej ngatërruar me sovranitetin”.

Kushtetuesja po ashtu ka dorëzuar pranë Prokurorisë Publike të Spanjës interpretimin e saj për ate se a paraqesin sjelljet e Kryeparlamentarit të Katalonisë  , Carme Forcadell dhe të deputetëve  “krim të rebelimit”.

Më 28 Tetor, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësis nga Parlamenti i Katalonisë , Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy dhe kabineti i tij ihin vënë në lëvizje për ta ri vendosur kontrollin direkt në Kataloni. /infoglobi/v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.