Ballina / BOTA / Spanjë: Anulohet urdhër arresti për ish presidentin katalanas
katalunia
katalunia

Spanjë: Anulohet urdhër arresti për ish presidentin katalanas

Gjykata e Lartë spanjolle ka tërhequr urdhër arrestin europian për ish presidentin e Katalonjës Carles Puigdemont dhe katër ish ministrave të qeverisë së tij. Vendimi do u komunikohet autoriteteve belge.

Sipas gjykatësit spanjoll Pablo Llarena, urdhër arresti duhet të anulohet pasi hetimet ndaj ish presidentit katalonas po zhvillohen në një kornizë ligjore të komplikuar. Gjithashtu është marrë parasysh dhe vullneti i Puidgemont për tu paraqitur para gjykatës në mënyrë që të përballet me marrjen në pyetje nga hetuesit spanjollë në Madrid.

Në 21 dhjetor në Katalonjë votohet për zgjedhjen e parlamentit të ri rajonal.

Shpallja e datës së zgjedhjeve u bë nga qeveria spanjolle e kryeministrit Mariano Rajoy dhe jo nga presidenti i rajonit, si dhe parashikohet nga kushtetuta spanjolle.

Ekzekutivi i Madridit shpalli zgjedhjet në kuadër të nenit 155 i cili pezulloi autonominë rajonale pas rezultatit të referendumit për pavarësinë e rajonit nga Spanja në 1 tetor.

@Fluidi

Provo po ashtu

migrantet , kontrollet ,austri, gjermani

Gjermania vazhdon kontrollet në kufirin austriak edhe për 6 muaj

Gjermania do t’i vazhdojë edhe për gjashtë muaj kontrollet e përkohshme në kufirin me Austrinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.