Spanjë, 950 të vdekur nga koronavirusi brenda një dite

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë raportuan 950 vdekje nga virusi COVID-19 që nga e mërkura. Ky është një rekord i ri në nivelin e viktimave në këtë vend, ku totali tashmë ka arritur mbi 10 mijë.

Kreu i shërbimeve të urgjencës mjekësore, Fernando Simon, tha gjatë një konference për shtyp në Madrid se megjithëse numri i të infektuarve u rrit në 110’238, niveli i përhapjes në këtë vend po stabilizohet.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të Spanjës thonë se deri më 25 mars, virusi përhapej me një ritëm ditor prej 20%. Ata thonë se që atëherë niveli ka rënë nën 12%, duke dëshmuar kështu se urdhërat e ndalim-qarkullimit po japin rezultat.

Spanja radhitet pas Italisë për numrin e viktimave nga koronavirusi, si dhe radhitet pas Italisë dhe Shteteve të Bashkuara për numrin total të të infektuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.