auto_Carles

Spanja thërret në gjyq liderin katalanas

Gjykata e lartë spanjolle ka thirrur në para gjyqit, liderin katalanas Carles Puidgemont dhe 13 anëtarëve të tjerë të qeverisë së tij të shkarkuar këtë javë.

Madridi gjithashtu u dha atyre tre ditë kohë për të paguar një depozitë prej 6.2 milion eurosh për të mbuluar detyrimet financiare ndaj Spanjës.

Thirrjet vijnë pasi kryeprokurori i Spanjës njoftoi ditën e djeshme se ai do të ngrinte akuza zyrtare kundër Puidgemont, duke përfshirë edhe rebelimin.

Ndërkohë, Puigdemont ndodhet në Belgjikë së bashku me disa ish ministra.

Ai është shfaqur fillimisht në Bruksel me disa kolegë, mëngjesin e djeshëm, pasi Spanja paralajmëroi arrestimin e tij.

‘Jam në Belgjikë për ta sjellë pavarësisë katalanase në zemër të Bashkimit Evropian!’, deklaroi Puigdemont.

Puigdemont tha se nuk po përpiqej t’i shpëtonte drejtësisë, por donte të ishte në gjendje të fliste lirshëm.

Ish-presidenti tha gjithashtu se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të Katalonjës, të shpallura nga qeveria qendrore e Spanjës.

Ai nuk sqaroi se sa kohë do të qëndronte në Belgjikë, por tha se do të kthehej sapo t’i jepej “garanci” nga qeveria spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.