Ballina / KURIOZITETE / SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë
SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë
Elon Musk, themelues i kompanisë së transportit hapësinor, SpaceX.

SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë

SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, tha se ka regjistruar pasagjerin e parë privat që do të fluturojë rreth Hënës me raketën e saj Big Falcon.

“SpaceX regjistroi pasagjerin e parë privat në botë që do të fluturojë rreth Hënës – një hap i rëndësishëm drejt mundësisë për çdo njeri që ëndërron të udhëtojë në hapësirë”, tha kompania në një postim në Twitter.

Ajo nuk përmendi ndonjë afat kohor se kur do të realizohet udhëtimi dhe nuk e bëri të ditur se kush është pasagjeri.

Por, në të kaluarën, ka thënë se do të arrijë suksesin me dy pasagjerë diku në fund të vitit 2018.

Kompania tha se do të ofrojë më shumë informacione për planin më 17 shtator.

“Zbulojeni se kush do të fluturojë dhe pse, të hënën, më 17 shtator”, tha SpaceX.

“Vetëm 24 njerëz në histori kanë qenë në Hënë. Askush nuk ka qenë atje që nga misioni i fundit Apollo më 1972”, tha kompania me seli në Kaliforni.

@Fluidi

Provo po ashtu

NASA ZBULON OBJEKTIN MISTERIOZ TË AKULLIT

NASA zbulon një objekt misterioz të akullit

Horizonti i ri është në rrugën e tij drejt rripit të Kuiper, ku objekti i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.