Ballina / KRYESORE / Sot zhvillohet ndeshja Kosovë – Angli

Sot zhvillohet ndeshja Kosovë – Angli

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen historike të saj, me Anglinë.

Anglia ka ardhur në Kosovë për herë të parë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme që Kosova e zhvillon në Prishtinë.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikime në Euro 2020 dhe zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lojtarët e Anglisë dhe tifozët anglezë janë duke u pritur në mënyrë të veçantë nga “Dardanët” dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për nder të të cilëve janë organizuar pritje speciale.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet  me fillim nga ora 18:00 dhe transmetohet në RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.