Ballina / BOTA / Sot zgjedhjet e parakohshme në Greqi
greqi, shtetesia

Sot zgjedhjet e parakohshme në Greqi

Qytetarët grekë sot do të votojnë për ta zgjedhur përbërjen e re të parlamentit. Opozita e qendrës së djathtë pritet ta sfidojë seriozisht qeverinë majtiste.

Partia “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakisit po shpreson që t’i japë fund pushtetit të kryeministrit grek, Alexis Tsipras, dhe partisë së tij, “Syriza”.

Tsipras i shpalli zgjedhjet e parakohshme menjëherë pasi pësoi humbje në zgjedhjet për parlamentin evropian, të cilat u mbajtën në muajin maj.

Qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit, ndërsa këto janë zgjedhjet e gjashta që po mbahen në Greqi pas krizës ekonomike botërore që nga viti 2008.

Mitsotakis ka premtuar taksa më të vogla, shtim të shkallës së privatizimit të shërbimeve publike dhe plane për t’i rinegociuar marrëveshjet e këtij shteti me kreditorët e vet, duke mundësuar më shumë investime.

Tsipras, i cili erdhi në pushtet në vitin 2015, ka premtuar më shumë investime dhe para pak kohësh i ka rritur pensionet.

Secila parti duhet t’i fitojë së paku 3 për qind të votave për t’u bërë pjesë e kuvendit. Për ta formuar qeverinë e re, partia fituese duhet t’i ketë së paku 151 deputetë në kuvendin me gjithsej 300 ulëse, shkruan “BBC”

Provo po ashtu

cakaj reeker

Cakaj pas takimit me P. Reeker : SHBA mbështesin hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.