Prokurori Clint Williamson
Prokurori Clint Williamson

Sot votohet pro ose kundër Gjykatës Speciale

Në seancën e sotme plenare do të shqyrtohet amendamenti për ndryshime kushtetuese, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ky amandament është proceduar nga Qeveria e Kosovës në kohën kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër i saj dhe është proceduar nga Qeveria e tashme, e drjetuar nga Kryeministri aktual Isa Mustafa.

Bashkësia ndërkombëtare ka insistuar që kjo Gjykatë të themelohet me arësyetimin” se për pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës, të përgatitur nga Dick Marty , dhe hetimet që i ka zhvilluar Task Forca e Bashkimit Europian të udhëhequr nga amerikani Clint Williamson, duhet ti nënshtrohen një procesi të pavarur dhe kredibil gjygjësor”.

Clint Williamson në Raportin e tij mbi të cilin do të ngriten aktakuzat në rast se Gjykata Speciale themelohet, ka konfirmuar disa dyshime për ‘kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në fund të vitit 1999 dhe menjëherë pas përfundimit të saj, por ai nuk i është referuar emrave të të dyshuarve.

A do të kalojë ky amendament nuk dihet, sepse të njejtin po e kundërshton opozita dhe një numër i deputetëve nga pozita.

Kundër Speciales do të mbahet edhe një protestë e shoqatave të dala nga lufta, duke filluar prej orës 10:00, pikërisht në kohën kur edhe do të fillojë seanca plenare.  /infoglobi/e

Foto: Clint Williamson