Ballina / KRYESORE / Sot u mbajt finalja e garës automobilistike “Drag Race 2017”

Sot u mbajt finalja e garës automobilistike “Drag Race 2017”

Mbi 120 pilotë nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria kanë garuar të dielën në “Drag Race 2017”, që u mbajt në pistën e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës.

Kryetarit të Federatës të Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi ka thënë se piloti më i shpejt i garës automobilistike  do të shpërblehet me një pushim veror të cilën do të ia ofrojë Federata e Auto Sportit të Kosovës, ndërsa, fituesve të tjerë, të ndarë nëpër klasa, do t’iu ndahet shuma e mbledhur nga aplikimet  e garuesve.

Shuma prej 30 eurosh ka qenë starti për të gjithë ata që kanë dashur të jenë pjesë e kësaj gare.

Përndryshe dje janë mbajtur provat për këtë garë, ku të pranishmit u argëtuan edhe nga ata që bën akrobacione të ndryshe, ndërsa i ftuari special, kroati Matia Podrash, i cili demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.

Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.

Check Also

masht

Rrahja në MASHT, shkarkohet Kryeinspektori i arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pezulluar nga puna kryeinspektorin Dëfrim Gashi dhe inspektorin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *