Ballina / KOSOVA / Sot shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte
konviktet e studenteve ne prishtine

Sot shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve e UP-së “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, sot shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2019/2020.

Konkursi ishte i hapur nga data 04 deri 13 shtator të këtij viti, ku gjatë kësaj kohe për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar rreh 6500 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000. Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2019. Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ata thonë se gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

Provo po ashtu

albin kurti

Zyrtare: VV thotë aksidenti ku u përfshi Albin Kurti ka ndodhur, nuk ka të lënduar

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.