fbpx
zgjedhjet 2017

Sot shkatërrohen materialet e zgjedhjeve të 11 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi ka treguar se sot, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë asgjësimi/shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.

As sot e kësaj dite, edhepse kaluan mbi dy muaj rezultatet zgjedhore nuk u kapitalizuan ngase në mungesë të koncenzusit ndërmjet subjekteve politike, nuk po arrihet të konsolidohet Kuvendi e as qeveria e Kosovës.

Seancat konstituive janë thirrur 6 herë, por ato nuk prodhuan rezultate. Koalicioni politik PAN nuk ka 61 vota për të zgjedhur kandidatin e saj Kadri Veselin për Kryeparlamentar, kurse subjektet jashtë PAN, si LAA dhe VV janë deklaruar se nuk do ta votojnë Veselin por janë të gatshme të votojnë këdo tjetër nga PAN. As këta të fundit nuk i kanë 61 vota.

Pat pozicioni që po zgjatë gati tre muaj mund të rezultojë me zgjedhje të reja. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.