Ballina / KOSOVA / Sot protestohet për Kosovën në Bruksel, kërkohen njohjet dhe liberalizimi
BE Bruksel

Sot protestohet për Kosovën në Bruksel, kërkohen njohjet dhe liberalizimi

Të martën, më 20 shkurt në orën 13:00, do të organizohet protestë paqësore për Kosovën në Bruksel.

Në një njoftim për media të dërguar nga Nusret Pllana thuhet se me këtë protestë kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, njohja nga pesë shtetet e BE-së etj.

Në këtë protestë do të kërkohet: Liberalizim i vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit; njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Sllovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të pavarësisë së Kosovës; kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit perëndimor të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.