Ballina / KRYESORE / Sot nis Festivali Ndërkombëtar i Këndimit “Prishtina Kids Fest”
kids fest

Sot nis Festivali Ndërkombëtar i Këndimit “Prishtina Kids Fest”

Festivali Ndërkombëtar i Këndimit “Prishtina Kids Fest” fillon sot me ç’rast do të sjellë solistë të rinj nga Kosova, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Lituania e Maqedonia, të cilët do të këndojnë drejtpërdrejt.

Festivali do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me fillim nga ora 18:00 dhe do të jetë i hapur për publikun. Në mbrëmjen finale që do të mbahet të dielën, do të ndahen nga tri shpërblime në dy kategori: mosha 6 deri në 11 vjeç dhe kategoria e dytë për moshat 12 deri ne 16 vjeç.

Kurse çmimi kryesor i festivalit, do të jetë çmimi “Grand Prix” që do të ndahet për solistin me vokalin më të mirë të të dy kategorive. Organizatorët kanë njoftuar që edhe këtë vit do ta ndajnë “Çmimin e Publikut” për solistin që do ta votojë vetë publiku.

Juria e festivalit përbëhet nga Diellza Sylejmani Veseli, Dardan Selimaj, Adelina Thaqi dhe Arstina Sala.Prishtina Kids Fest organizohet nga Qendra Multikulturore Nderkombetare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi.

Provo po ashtu

gjuha shqipe

A gabojmë kur huazojmë fjalë të huaja në gjuhën shqipe?

Çallaveshan, mushtëkohem, vjerdh dhe kjomë, janë vetëm disa prej fjalëve të gjuhës shqipe që janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.