Sot nënshkruhen kontratat e para për subvencionim pagash

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)   do të nënshkruajnë kontratat e para me kompanitë vendore nga Prizreni të cilat janë përzgjedhur nga Programi për Subvencionimin e Pagës, në një ceremoni që do të mbahet të martën, më 15 shtator, me fillim në ora 14:00, në hotel Theranda në Prizren.

 Ky program për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë  mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara. Programi   nënkupton pagesën e së paku 50 përqindëshit të pagave për punëtorët e rinj që bizneset i punësojnë, ku deri në fund të vitit do të përfitojnë së paku 1500 persona.

 Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Arban Abrashi, Ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamӓki, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Rrusell,  si dhe përfitues të skemës së Subvencionimit në Pagë dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim, të UNDP-së dhe të MPMS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.