Sot Kuvendi diskuton Gjykatën Speciale

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it, por edhe çështja e themelimit të Gjykatës speciale, është paralajmëruar të mbahet sot.

Për miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës do të nevojiten 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesit e partive politike në  vend, kanë vlerësuar se ky akt do të jetë një nga vendimet më të vështira që po merr Kuvendi i Kosovës këto vitet e fundit.

Qeveria e Kosovës, të martën, e ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e Kosovës me Bashkimin Evropian, të bazuar në shkëmbimin e letrave ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian,Catherine Ashton, lidhur me vazhdimin e mandatit të misionit EULEX, si dhe për nevojën e themelimit të Gjykatës speciale për krime lufte.

Në një deklaratë, vendet e BE-së gjithashtu kanë ftuar anëtarët e Kuvendit që ta aprovojnë ligjin, “i cili do të mbështesë tranzicionin e mandatit të EULEX-it, dhe i cili do të krijojë një gjykatë speciale për gjykimin e pretendimeve ndaj individëve të caktuar, të cilët mund të kenë kryer ose mund të mos kenë kryer krime të rënda”./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.