Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Sot fillon votimi në diasporë. Përfundon më 4 tetor

Sot fillon votimi në diasporë. Përfundon më 4 tetor

Diaspora shqiptare do të nis votim që nga dita e mërkurë, 19 shtator për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Si asnjëherë më parë, 42 mijë persona kanë aplikuar për të qenë pjesë vendim marrëse për udhëheqjen e ardhshme qeveritare. Afati për ta do të jetë i hapur deri më 4 tetor.

Për ta nisur këtë proçes, gjatë së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e 25 partive në fletën e votimit për zgjedhjet nacionale te 6 tetorit.

Lexo edhe: Zyrtare: Këta janë numrat e partive për zgjedhjet e 8 tetorit

Për qytetarët të cilët votojnë për herë të parë, kjo është një mostër e fletës së votimit që duhet ta kenë para vetës. Në anën e majtë të fletës gjendjen subjektet politike qe duhet votuar vetëm një prej tyre, ndërsa në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve për deputet nga subjekte politike e që gjithsej lejohet të votohen vetëm 5 kandidatë.

Lexo edhe: 42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

Ajo që nuk duhet të bëjnë votuesit është të zgjedhin dy subjekte politike për t’i votuar pasi si përfundim vota shpallet e pavlefshme ose nëse zgjedhin më tepër se pesë kandidatë për deputet për t’i votuar atëherë votuesi i numërohet vetëm vota për subjektin politike por jo për kandidatët për deputet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.