fbpx
gjykata speciale

Sot fillon punën Gjykata Speciale

Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës në Kosovë, që nga sot pritet të nis punën e saj, pas miratimit të rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u bë javën e kaluar.

Gjykata Speciale është duke pritur që të arrijnë aktakuzat e para nga prokuroria speciale.

“Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thonë zyrtarët brends Speciales/

Miratimi i rregullores së Procedurës dhe të Provave është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale dhe të nisë punën e saj.

Gjykata Speciale u formua me votat e deputetëve të Kuvendi të Kosovës. Kundër saj kishin votuar vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.