Ballina / KRYESORE / Sot fillon Festivali i Filmit "Hyjnesha në Fron"

Sot fillon Festivali i Filmit "Hyjnesha në Fron"

Sot fillon punimet Festivali Ndërkombëtar pesë ditorë , Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron”. Hapja zyrtare e Festivalit bëhet në mesditë në Amfiteatrin para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.

“ Sivjet ‘krahas repertoarit të pasur të filmave për të rritur, ‘Hyjnesha në Fron’ sjell edhe edicionin e filmave për Fëmijë.  Dita e parë e Festivalit deri në orët e mbrëmjes i kushtohet 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve”, shpjegon Besim Ajeti, Drejtori Artistik i “Hyjneshës në Fron”.

“Tridhjetë e pesë vjet në Kosovë nuk është xhiruar film për fëmijë. ‘Hyjnesha në fron’ organizon punëtorinë ‘Si bëhen filmat’ , punëtori kjo pjesë e së cilës do të jetë rixhirimi I skenës 27/1 së serialit dikur shumë të popullarizuar për fëmijë ‘Fidani’. Me këtë rast fëmijët në praktikë do të kenë rastin të mësojnë si punohen filmat”, thotë Ajeti.

Programi kulturor dhe argëtues për fëmijë fillon në orën 11 e 30 paradite me xhiron e ‘Trenit për Fëmijë’ dhe parakalimin e bendit muzikor të KFOR-it. Në orën 13 e 45 shfaqet filmi i parë për fëmijë në ‘Kino Treni’.

Shfaqja e filmave për të rritur fillon poashtu të Hënën dhe ate në orën 16:00 dhe zgjatë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Krahas aktiviteteve argëtuese e kulturore gjatë gjithë kohës së zgjat Festivali ‘Hyjnesha në Fron”, në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe ne plato para tij do të qëndrojnë hapur “Panairi për ushqim,  veshje tradicionale e produkte tjera vendore’’ .

Përderisa katër ditët e para të Festivalit do të mbahen në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në Amfiteatrin e Qytetit të Fushë Kosovës, nata përmbyllëse e “Hyjneshës në Fron’ do të mbahet në kështjellën e lashtë të fshatit Halilaq.

Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”  do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtë , të mesëm e të gjatë nga 17 shtete të ndryshme të botës.

Provo po ashtu

Për një deakadë u vodhën 4 miliardë të dhëna

Dekada e kaluar ka parë një ‘shpërthim’ në numrin e njerëzve që u besojnë kompanive …