Ballina / Kulturë / Sonte lansohet brendi ‘InFabric Fashion’

Sonte lansohet brendi ‘InFabric Fashion’

InDesign kompani e cila ekziston në tregun e Kosovës që nga viti 2003, do të lansojë sot brendin e ri “In Fabric”, linjë kjo e konfeksionit që do të fokusohet në veshje sportive, ato të përditshmet si dhe në linjën e veshjeve për fëmijë.

Lansimi i produkteve do të shënohet me një ceremoni rasti, sfilatë atraktive ku InDesign bashkë me brendin italian të modës “OVS” do të prezantojnë 30 modele të veshjeve, njëzet të disenjuara nga InDesign dhe dhjetë të tjera nga OVS.

“Kësaj radhe “InFabric” prezanton disa produkte, kryesisht të linjës sportive, të prodhuara nga materiali ‘dry-fit’, me tekstil te të cilësisë së lartë e të disenjuar ekskluzivisht nga dizajnerët e Kosovës. Kjo është linja e parë, por së shpejti fillojmë edhe me produktet e tjera, si linja konfeksioni për fëmijë, uniforma për kompanitë e ndryshme, dhe produktet e tekstilit të nevojshme për sektorë të caktuar ekonomik. Së shpejti produktet tona do të fillojnë të eksportohen edhe në tregun evropian”, ka deklaruar autorja e brendit të ri, Veronika Bajqinovci.

Sfilata do të mbahet në objektin e Gorenjes, në Veternik dhe fillon në orën 19:00. Për herë në një ngjarje të këtillë do të sfilojnë edhe personat e prekur nga Sindromi Down.

Provo po ashtu

INSPIRUESE: Lufta kundër kuçedrës

Efekti i cili e përcjell përqendrimin konstant në të keqen gjithmonë është katastrofal. Ata, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.