Ballina / Kulturë / Sonte, koncert falas për Ditën e Evropës

Sonte, koncert falas për Ditën e Evropës

Për të shënuar 8 majin “Ditën e Evropës” në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë do të vijnë me performancë të veçantë pianistet Ariane Haering dhe Ardita Statovci të njohura si dyshja “ARIADITA”.

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së për të shënuar  “Ditën e Evropës” në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë do të sjellë një performancë të veçantë të pianistëve Ariane Haering dhe Ardita Statovci të njohura si dyshja “ARIADITA”, shkruan KultPlus.

Që nga shfaqja e tyre e parë si duo në vitin 2015, pianistët Ariane Haering dhe Ardita Statovci, kanë pasur perfomanca të suksesshme nëpër turne të ndryshëm. Ato kanë marrë kritika jashtëzakonisht pozitive kurse pas koncertit të tyre të drejtpërdrejtë në kanalin kryesor austriak ORF / Ö1, ato morën epitetin e “Klavierduo der Extraklasse”.Kompozitori i mirënjohur ndërkombëtarisht Alexander Müllenbach, kishte kompozuar në mënyrë të veçantë një pjesë për Duo, të cilën ato e luajtën në edicionin e 40-të të Festivalit & “Aspekte” në Salzburg të Austrisë. Dyshja u përshkrua si “me temperament të jashtëzakonshëm dhe fuqi mbresëlënëse” nga B.Sulzer, Kronenzeitung. Përveç performancës së tyre ku sjellin vepra të kompozitorëve klasikë, repertoari i ARIADITA-s përmban edhe kryeveprat më të mëdha të shekullit të 20-të si “Le Sacre du Printemps” nga Igor Stravinsky dhe kompozitorë të tjerë të njohur.

Koncerti do të fillojë nga ora 20:00 kurse hyrja është falas, megjithatë të gjithë të interesuarit duhet të marrin një kopje fizike të biletës në lokalet e EUICC në Prishtinë.

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.