joe biden

Sondazhet: Biden prinë në garën për të parin e SHBA-ve

Pretendenti për kandidat presidencial i Partisë Demokratike amerikane, Joe Biden gëzon më shumë mbështetje sesa kandidati republikan Donald Trump, tregoi hulumtimi i fundit i opinionit publik.

Sipas anketës së rrjetit ABC dhe Washington Post, Biden me 49 për qind besim prin para Trumpit, i cili gëzon 47 për qind të besimit nga qytetarët. Por Trump në mënyrë të konsiderueshme e ka zvogëluar dallimin nga shkurti, kur ish-nënpresidenti i SHBA-së kishte 52 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual amerikan 45 për qind.

Kur bëhet fjalë për ekonominë, 57 për qind e mbështesin mënyrën e udhëheqjes së Trump, ndërsa ai prin para Biden edhe në lidhje me atë se cili më mirë do të menaxhonte me ekonominë. Trump dhe Biden janë të barabartë në lidhje me pyetjen se cili më mirë do të menaxhonte me krizën gjatë koronavirusit, por Biden është më i mirë kur bëhet fjalë për politika të përgjithshme në shëndetësi.

Anketa është zhvilluar javën e kaluar, dhe ajo gjithashtu tregoi, se Biden akoma prin para kundërkandidatit të tij nga Partia Demokratike, Berni Sanders.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.