Ballina / OP./INTERVISTA / Solana: Nuk ka asnjë ngjashmëri rasti i Katalonisë me Kosovën
JAVIER SOLANA

Solana: Nuk ka asnjë ngjashmëri rasti i Katalonisë me Kosovën

Asgjë të përbashkët mes rastit të Kosovës dhe Katalonisë nuk sheh ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.

Në një intervistë për “DiariodeAvisos”, duke folur kryesisht për çështjen katalonase, ish-ministri i jashtëm spanjoll, ka thënë se janë rrethanat historike ato që dallojnë tërësisht kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Kataloninë.

“Aplikimi i barnave që u takojnë sëmundjeve apo problemeve të tjera për t’i zgjidhur tonat do të më dukej një gabim tepër i rëndë”, ka thënë Solana, transmeton Koha.net.

Solana, ka folur edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë, proces i cili atë e gjeti në poste të ndryshme, fillimisht në atë të shefit të diplomacisë spanjolle, e më pas edhe si Përfaqësues i Lartë i BE-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Solana ishte në këtë postin e fundit kur dha urdhër që të bombardoheshin caqet jugosllave për luftën në Kosovës.

Duke e lidhur edhe këtë me çështjen Katatonisë, përmendet edhe “vija sllovene” që ka qenë propozim i kryetarit të Qeverisë së Katalonisë, Quim Torra, që është kritikuar kohëve të fundit.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të intervistës së Solana-s.

A është i zgjidhshëm problemi i Katalonisë? Çfarë do të sugjeronit?

Është një problem serioz. E besoj se ka zgjidhje që duhet gjetur hapësirë në kornizën juridike me të cilën jeton Spanja që na miratimi i Kushtetutës më 1978, e cila ishte votuar shumë në Kataloni. Nuk do të jetë lehtë. Ka nevojë për kohë, durim, rezon dhe njerëz, ti quajmë kështu, të matur e të mençur që merrem me negociata, e që e kanë të zhvilluar ndjenjën për shtetin dhe që e kanë vullnetin për të punuar me vendosmëri.

Në këtë lloj kryqëzimi, a do të duhej një udhëheqës i së majtës, siç është Pedro Sánchez, t’i qasej dialogut me gjithë që e djathta e kërkon zbatimin e nenit 155 (suspendimi i autonomisë)?

E besoj se dialogu nuk duhet ndalur kurrë. Është një aftësi e shoqërive demokratike, kjo që mund të flasin. Për t’u përpjekur që t’i zgjidhin problemet, e jo për t’i shkaktuar. Prandaj edhe nënkuptoj se duhet të ketë një lloj dialogu të hapur. Madje edhe në çastet më të komplikuara. Kam negociuar shumë çështje të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare, siç ishin armët bërthamore në Iran dhe kurrë, madje në çastet më të këqija, nuk jam çuar nga tavolina e negociatave.

A është i mundshëm infektimi i Spanjës nga efekti Kosovë, a është mundësi e largët apo duhet përgatitur për çdo rast?

Është i pamundur. Nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën. Rrethanat historike janë krejtësisht ndryshe. Aplikimi i barnave që u takojnë sëmundjeve apo problemeve të tjera për t’i zgjidhur tonat do të më dukej një gabim tepër i rëndë.

Sikurse është rruga sllovene, apo?

Unë e përjetova atë. Aty isha. E gjithë shpërbërja e ish-Jugosllavisë më zuri në postin e ministrit të Jashtëm spanjoll e më pas edhe si Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. E kanë përjetuar aktivisht e pasivisht. Nuk do t’ia rekomandoja askujt për model. Madje do të shtoja: kryetari i Sllovenisë, që ishte kryetar i radhës i Jugosllavisë (Dërnovshek, v.j.) qe mik imi, e fliste spanjishten për mrekulli, duhej ta gjente zgjidhjen për situatën kur duhej kontrolluar një regjim, atë serb, udhëhequr nga Millosheviqi, që jo vetëm nuk donte që shteti të copëtohej porse që ishte i gatshëm ta përdorte forcën. Pati të vdekur dhe për fat të keq, lufta ende nuk ka mbaruar. Nuk është gjendur zgjidhja për Bosnjën.

Provo po ashtu

Luftë për të mbetur gjithçka siç ka qenë

Dush Gashi Kur dukej se qytetarët e Kosovës e kanë fituar pakthyeshëm lirinë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.