Ballina / Kulturë / Softueri gjen librin nga i cili është frymëzuar Shekspiri
libri qe inspiroi shekspirin

Softueri gjen librin nga i cili është frymëzuar Shekspiri

Softueri gjen librin nga i cili është frymëzuar Shekspiri. Dennis McCarthy dhe June Schlueter, me softuerin e tyre, mendojnë se “Mbreti Lir”, “Makbethi” dhe “Rikardi III” janë bazuar në dorëshkrimin “A Brief Discourse Of Rebellion And Rebels” shkruar në vitin 1500 nga George North.

Një softuer për plagjiaturë ka gjetur se Shekspiri është inspiruar nga një dorëshkrim me titullin “A Brief Discourse Of Rebellion And Rebels” shkruar në vitin 1500 nga George North.

Zbulimi në fjalë është i mahnitshëm. Dennis McCarthy dhe June Schlueter, me softuerin e tyre, mendojnë se “Mbreti Lir”, “Makbethi” dhe “Rikardi III” janë bazuar në këtë dorëshkrim.

“Është një dorëshkrim të cilit Shekspiri i është kthyer nga koha në kohë, dhe i cili më pas ka ndikuar deri në një pikë tek skenat e Shekspirit, tek filozofia e dramave të tij” thotë McCarthy nga New Hampshire.Martin Meisel, profesor i letërsisë dramatike në Columbia University,, thotë se është definitive se libri në fjalë ka qenë i pranishëm tek mendja e Shekspirit kur ky i fundit ka shkruar letërsinë e tij.

North, shembull, në librin e tij thotë se ata që e mendojnë veten si ‘të shëmtuar’ duhet të përpiqen të jenë të bukur përbrenda, për ta sfiduar natyrën. Ai përdorë fjalët “Bota”, “natyra”, “e drejtë”, “deformim” dhe “hije” në këtë pjesë, për të argumentuar.
Në fillimin e Rikardit III, tirani i zënë përdorë të njëjtat fjalë, por për të kundërtin veprim: pasi është i shëmtuar nga jashtë, të vazhdojë të jetë një shejtan. Derisa studimi pritet të jepet më i detajuar për publikun, McCarthy, 53 vjeçar, punon në shtëpinë e tij dhe qëndron në këtë softuer për plagjiaturë deri në 12 orë në ditë. / KultPlus.com

Check Also

Hemingway, tregimi

Tregimi më i shkurtër i shkruar ndonjëherë

Siç tregojnë shkrimtarë të shumtë, tregimin më të shkurtër të të gjitha kohërave e ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *