Ballina / KRYESORE / Snowden: Me SMS qeveritë kanë qasje të plotë në celularin tuaj (VIDEO)
Edward Snowden

Snowden: Me SMS qeveritë kanë qasje të plotë në celularin tuaj (VIDEO)

Shkruan: Evliana BERANI

Qeveritë mund të kenë kontrollin e plotë në celularët tuaj, thotë Edward Snowden , aktivisti për transparencë institucionale e botë pa përgjime. Ai është bashkëpunëtorë i rrjetit Wikileaks.

Edward Snowden është duke jetuar në Rusi tash e sa vite dhe nuk mund të rikthehet në SHBA sepse aty besohet që do të dënohet me burg për shkak të rjedhjes së informacioneve në Wikileaks.

Në vitin 2013 Snowden ka zbuluar informacione sekrete, sipas të cilave Agjencia Nacionale e Sigurisë (NSA) monitoronte gjëra të padeklaruara publikisht dhe se qeveritë e ndryshme të botës  me metoda klandestine i qasen telefonave personal të qytetarëve. .

Përgjimet e këtilla dhe qasja, sipas Snowden mund të bëhet me një mesazh të vetëm që pvrgjuesi ia përcjell përdoruesit të telefonave. Madje një gjë e tillë mund të bëhet edhe kur telefonat janë të ndalur.

Kohë më parë Wikileaks ka publikuar edhe skriptat, kodet e platformat që përdoren për qasje në të gjitha përmbajtjet e celularëve.  Disa nga to janë  aplikacionet ‘Smurf’.

Ja çka tha Snowden së fundi për BBC:

 

 

Më poshtë keni disa detaje se çka konkretisht mund të kontrollohet, me çka e si kryhen përgjimet:

  • “Tracker Smurf” – di gjeografinë, është një lloj GPS që identifikon saktësisht çdo lëvizje tuajën.
  • “Paranoid Smurf” –  shërben si metodë për ta mbrojtur manipulimin që agjencitë e bëjnë në celularin tuaj
  • “Noisy Smurf” – ju përgjon dhe mund të regjistrojë zërat në ambientin ku ndodheni
  •  “Dreamy Smurf” – e ndez celularin dhe e fikë ate nga distanca dhe sipas nevojës që ka personi/agjencia që kryen përgjimet

Bota është ndarë përreth dy koncepteve për transparenën e përgjimet

Edward Snowden i cili një jetë të tërë ia ka kushtuar luftës kundër përgjimeve kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kishte kërkuar azil/strehim në 21 shtete të Evropës, por vetëm Rusia i kishte ofruar një të tillë. Tash e sa vjet ai jeton në Rusi, por vazhdimisht përpiqet të sigurojë azilin apo strehimin në shtete tjera si Kanadaja.

Ngjashëm me te edhe Julian Assange ndodhet i vetëizoluar në ambasadën e Ekuadorit në Britani të Madhe.

Shtetet demokratike kanë refuzuar t’i ofrojnë mundësinë e strehimit, sepse si kanë theksuar shumë herë vetë Assange e Snowden, shtetet demokratike nuk duan të armiqësohen me SHBA e të ofrojnë strehim për ta.

Wikileaks ka publikuar qindra mijëra kabllograme të bisedave të zyrtarëve amerikanë e diplomatëve me jomologët e tyre të shteteve tjera të botës. Krahas publikimit të materialeve informative , Assange, Snowden e Manfred kanë publikuar edhe të dhëna për përgjimet, dhe mënyrën si kryhen ato. Në opinion ata identifikohen si persona që kanë për mision transparencën dhe respektimin e të drejtës private njëkohësisht.

Në anën tjetër zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës insistojnë se publikimi i materialeve të klasifikuara si Top Sekret bie ndesh me të gjitha ligjet e shtetit, prandaj ata nëse vijnë në ShBA do të ndëshkohen konform ligjeve vendore në fuqi. Në ShBA linjat zyrtare me vite kanë pohuar se privatësinë deri tash nuk e ka shkelur askush më shumë se Assange e Snowden.

Assange e Snowden prej vitesh dominojnë mediat kryesore botërore, të cilat janë ushqyer vazhdimisht me informatat që kanë bërë publike ata.

Analistë e politikologë botërorë, por edhe ekspertë të sigurisë viteve të fundit janë rreshtuar rreth dy koncepteve krejtësisht të kundërta rreth çështjes së transparencës institucionale dhe përgjimeve.

Në njërën anë shumica beson se institucionet duhet të jenë maksimalisht transparente dhe nuk duhet të fshihen pas takimeve me dyer të mbyllura, sepse në shumë raste ato po rezultojnë me keqpërdorime të shumta nga zyrtarët. Të tillët njëkohësisht kundërshtojnë përgjimet e qytetarëve nga qeveritë.

Grupi i dytë përfaqëson bindjen se sekretet duhet të ekzistojnë dhe se përgjimet janë normale dhe të nevojshme, sepse bota është e pasigurtë e të dhënat e grumbulluara nga përgjimet mund të parandalojnë të këqija të shumta, si sulmet, vrasjet e rrëmbimet.

Çka mendoni ju për transparencë institucionale dhe për përgjime? Shprehuni dhe na shkruani në Facebook  ose në e mailin: info@infoglobi.com

@infoglobi

 

Check Also

Valdete Daka

Daka mediave: Ejani dhe ndjekni numërimin LIVE

Drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë ftuar të gjitha mediat në vend që të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *