Kur dëshironi të filloni mëngjesin me një racion të shëndetshme, por gjithashtu dëshironi të jetë e ëmbël, atëherë kjo pije që do t’ua lë ‘gojën mjaltë’ është zgjidhja e duhur.
Përbërësit e nevojshëm:
3/4 filxhan kos
1/4 filxhan qumësht
4 fiqë
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
1 lugë çaji kanellë
6 kube akulli.
Mënyra e përgatitjes:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe bluani mirë. Smoothi është gati për pak minuta dhe mund ta konsumoni menjëherë.