Ballina / KOSOVA / SKV: Nuk deshëm të hyjmë në Rektorat
studentet, protesta

SKV: Nuk deshëm të hyjmë në Rektorat

Studentët demantojnë pohimet e policisë së Kosovës se kanë dashur të hyjnë në objektin e Rektoratit në protestën e së enjtes.

“Sqarojmë opinionin publik, mediat dhe gjithë qytetarët se studentët protestues asnjëherë e as sot nuk kanë pasur për qëllim futjen brenda godinës së Rektoratit. Gjatë protestës së sotme, disa herë qëllimi ynë ka qenë zbatimi i Ligjit mbi Arsimin e Lartë, neni 13, pika 4 që ua ndalon Policisë qëndrimin në ambientet universitare. Policia duhet t’i kap kriminelët që e kanë zaptuar godinën e Rektoratit për së brendshmi dhe jo të ushtroj dhunë ndaj protestuesve paqësorë në oborr”, theksohet në komunikatën e SKV-së.

Në SKV pohojnë se ata i kanë shpjeguar policisë  se ‘qëndrimi i tyre brenda hapësirës së Universitetit është i palugjshëm’.

“Me këtë rast edhe u kemi ritreguar atyre se qëllimi ynë nuk është futja brenda godinës e aq më pak konfrontimi fizik me rektorin. Ne me rektorin e kemi vetëm një punë: dorëheqjen e tij të menjëhershme nga pozita që mban padrejtësisht”, thuhet në komunikatë.

“Ne kemi synuar vetëm zbatimin e ligjit: dorëheqjen e rektorit dhe largimin e Policisë nga hapësira universitare”, thuhet në komunikatë e cila përmbyllet me konstatimin se tanimë në Kosovë po shkelet edhe liria kushtetuese e tubimit publik dhe fjalës së lirë.

Provo po ashtu

Ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë sivjet drejt INTERPOL-it

Përkundër skepticizmit brenda institucioneve të Kosovës për suksesin e mundshëm për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.