Ballina / KOSOVA / Skenderaj: Vret gruan, plagos motrën dhe dhëndërrin e saj
shiriti i krimit

Skenderaj: Vret gruan, plagos motrën dhe dhëndërrin e saj

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Radishevë të Skenderajt pasi një person ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur edhe motrën e bashkëshortes dhe burrin e saj.

Personi, me inicialet XH.T., rreth të tridhjetave, është vetëdorëzuar më pas në polici.

Siç kupton Klan Kosova ai pasi ka lënë të vdekur gruan e tij me inicialet L.T., rreth të njëzetave, ka shkuar në fshatin Runikë ku ka plagosur motrën e gruas, rreth të tridhjetave dhe burrin e saj rreth të dyzetave.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për vrasjen e rëndë me gruan e tij ka tre fëmijë, sa kanë edhe qiftit tjetër që u plagosën nga ai.

Shkaqet e kësaj tragjedie ende nuk dihen. Dy familjet kanë refuzuar të flasin për Klan Kosovën.

Policia e Kosovës i ka treguar Klanit se pas vetëdorëzimit të të dyshuarit, ata kanë konfiskuar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Check Also

Cila është pasuria e deklaruar e Xhavit Halitit?

Në deklarimin e pasurisë, nënkryetari i Kuvendit , Xhavit Haliti, ka deklaruar pasurinë , nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *