Ballina / KOSOVA / Skënderaj: Vdes 15 vjeçarja, goditet nga një veturë
aksident

Skënderaj: Vdes 15 vjeçarja, goditet nga një veturë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Tërrnavc të Skënderajt.

Sipas Policisë nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 15 vjeçare ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta.

“Sot rreth orës 10:45 në fshatin Tërrnavc një veturë më targa civile ka goditur këmbësoren, e gjinisë femërore, e moshës 15 vjeçare. E njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Fixhirije Pllana nga Policia e Mitrovicës.

Sipas saj deri më tani nuk ka detaje për të dyshuarin apo se si ka ardhur deri te ky aksident pasi që sipas saj policia është duke hetuar rastin.

Check Also

Albin Kurti, Vetëvendosje

Vetëvendosje shpall rezultatet: Kurti zgjedhet kryetar pa kundërkandidat

Albin Kurti është zgjedhur Kryetar i Vetëvendosjes dhe ka siguruar mbi 98 për qind të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *