Ballina / BOTA / Skencëtarja amerikane u dhunua seksualisht
Suzanne Eaton, greqi, krete

Skencëtarja amerikane u dhunua seksualisht

Sipas medieve greke, i dyshuari është i martuar dhe baba i dy fëmijëve nga Kreta

Një burrë është arrestuar me dyshimin e vrasjes së shkencëtares amerikane në ishullin grek të Kretës. 27-vjeçari ka pranuar vrasjen e Suzanne Eaton, raportojnë mediat greke.

Eaton u raportua e humbur nga miqtë e saj me 2 korrik, pasi shkoi për të bërë vrap. Ajo u gjet e vdekur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore gjashtë ditë më vonë.

Shkencëtarja nga Instituti Max Planck kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.Policia në një deklaratë tha se ajo ishte mbytur dhe motivi i mundshëm ishte ‘abuzimi seksual’.

Sipas medieve greke, i dyshuari është i martuar dhe baba i dy fëmijëve nga Kreta. Policia po përpiqet të zbulojë se kur ndodhi sulmi.

59-vjeçarja u gjet nga dy banorë vendas që po eksploronin bunkerin, që u përdor nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore. Ishte rreth 10 km larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.

Mendohet se shkencëtarja ishin vrarë dikur tjetër dhe më pas u transportua aty./ keeptalkinggreec

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.