Ballina / BOTA / Skencëtarja amerikane e vrarë në Kretë
kreta

Skencëtarja amerikane e vrarë në Kretë

Amerikania Suzanne Eaton, 60 vjeçe, me profesion biologe, është gjendur e vrarë në një shpellë në ishullin e Kretës, deklaruan autoritetet greke, pas kryerjes së autopsisë ligjore

Eaton ndodhej në ishull për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Akademinë Ortodokse të Kretës dhe kishte humbur gjurmët që prej 2 korrikut.

Trupi i saj u gjet nga një banor vendas në Platania, zone e Rethymno, rreth 10 kilometra nga zona ku autoritetet kishin përqendruar kërkimet e tyre.

Sipas mjekëve, ajo kishte ndërruar jetë që prej ditës kur ishte zhdukur.

Duke hequr dorë nga dhënia e detajeve të mëtejshme ndërsa rasti është nën hetim, mjekët ligjorë thanë se ”është e qartë që është një vrasje, por që nuk ka ardhur nëpërmjet përdorimit të armëve”.

Provo po ashtu

Vërshime katastrofale në jug të Azisë, mbi katër milionë të zhvendosur

Mbi katër milionë njerëz janë zhvendosur nga India, Nepali dhe Bangladeshi, si pasojë e shirave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.