Ballina / KOSOVA / Skandaloze: Ja se si e sulmuan policët Agron Mustafën VIDEO
Agron Mustafa, Drejtori i Valës, Telekomi

Skandaloze: Ja se si e sulmuan policët Agron Mustafën VIDEO

Njëri nga policët e Kosovës është suspenduar, kurse tjetri jo. Vetë Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka publikuar videon ku shihet hap pas hapi , e si u sulmua policët Nazim Sahiti dhe Avni Berisha   “Te Qafa” në Prishtinë.

Pamjet shpalojnë përmasën e skandaleve në të cilat është katandisur Policia e Kosovës, por edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës. Ky i fundit përkundër indikacioneve të qarta se Mustafa u rrah në njërin nga parkingjet e Prishtinës pa pritur e pa u kujtuar, ka marr një vendim selektiv, në bazë të cilit, policin Avni Berisha e suspendon nga puna, por nuk merr kurrëfarë masash ndaj policit tjetër Nazim Sahiti, i cili  mbanë post të lartë në Policinë e Kosovës.

Sipas Mustafës “Nazmi Sahiti, Drejtori i Krimeve Ekonomike në Polici të Kosovës është amnistuar nga Inspektorati Policor falë interferencës së mikut të tij Hilmi Mehmeti, i cili është shef Inspektoratit”.

Hetuesit që kanë dalur në vendin e ngjarjes kishin dalë me rekomandimin e suspendimit të të dy policëve, Por Inspektorati nuk e ka përfillur një rekomandim të tillë. Mediat raportojnë se rekomandimin e hetuesve e kishte tërhequr një zyrtare e inspektoratit nën direktivat e shefit, Hilmi Mehmetiti. InfoGlobi nuk ka mundur ta konfirmojë nëse kjo është e vërtetë, por ajo që redaksia e dinë sigurisht është se këto pamje nga videoja e postuar prej Agron Mustafës, shpalojnë faktin e ekzistimit të “drejtësisë selektive’ brenda institucioneve që në fakt do të duhej tu dalin në krah qytetarëve në hall, pra institucioneve si Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Pamjet po ashtu shpalojnë se Kosova, ky shteti më i ri evropian vazhdon të ballafaqohet me mungesë të madhe të funksionimit të logjikës së sundimit të ligjit.

Në mes të rrugës dhe në pikë të ditës , Agron Mustafa është sulmuar vjet, me 31 dhjetor në Prishtinë. Ai e ka njohtuar edhe Ministrin e brendshëm se e konsideron si sulmues edhe policin e pasuspenduar, por as Ministri i Brendshëm nuk ka lëvizur që të ndërmerr masa. Të paktë mediat dhe opinioni nuk kanë informacion se është marr nga ana e tij ndonjë masë që secili pret të ndërmirret në situatat pas ngjarjeve si kjo që do ta shihni në videon më poshtë. /infoGlobi/e

@InfoGlobi

Check Also

droga

Droga po shitet në Kosovë edhe përmes postës

Dilerët e drogës së fundi po praktikojnë një mënyrë të re të shit-blerjes së drogës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *