Skandali në FIFA: Përmbledhja e zhvillimeve

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe zyrtarët e IRS -së, kanë shpaluar akuzat që ShBA-të i bëjnë individëve të implikuar në skandalin e radhës së FIFA-së.

Skandali që po vazhdon është përshkruar si “Falsifikim i Kupës Botërore” nga shefi i Shërbimit për Hetimet Kriminale të Hyrave të Brendshme (IRS), Richard Weber.

Ne do të ngrisim ‘kartuçin e kuq ndaj FIFA-së’, ka thënë Weber pas ngritjes së akuzave ndaj 14 personave, akuza këto që i bën Departamenti Amerikan i Drejtësis, i cili beson se ‘ata janë përfshirë në korrupcion’.

Përkrah Weberit, në konferencën për shtyp të mbajtur në Nju Jork, po qëndronte edhe Prokurori i Shtetit , Loretta Lynch.

Ata po akuzajnë ish zyrtarët dhe zyrtarët aktual të FIFA-së dhe pesë biznismenë për “vjedhje, falsifikim, pastrim parash dhe reketim”.

Në skandalin që po lëkund themelet e FIFA-së, Lynch dhe Weber kanë përmendur emrat e Zëvendës Presidentët aktual të FIFA-së,  Jeffrey Webb dhe Eugenio Figueredo, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Fifa-së , Eduardo Li dhe ish drejtuesin e Federatës së Futbollit të Brazilit, Jose Maria Marin.

“Këta persona i kanë shërbyer interesave të tyre dhe psurisë personale, e jo futbollit. Prandaj ne po ngulim këmbë që ti japim fund praktikave të tilla dhe korrupcionit. Do ti nxjerrim të gjithë para drejtësisë”, është shprehur përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Akuzat e ngritura nga amerikanët, kryesisht kanë të bëjnë me të drejtat e transmetimit dhe të drejtat tregtare gjatë dy dekadave të fundit. Vlerësohet se rreth 110 million dollarë janë dhënë ryshfet vetëm në SHBA dhe ate vetëm për edicionin kontinental të ‘Copa America – 2016’.

“Këta persona kanë abuzuar sistemin financiar të ShBA-ve dhe kanë shkelur ligjet tona”, u tha mes tjerash në konferencë.

“Loja e futbollit është uzurpuar” deklaroi drejtori i FBI-së , James Comey.

Mbi këto akuza, autoritetet zvicrane kanë arrestuar të mërkurën paradite 7 persona në hotelin Baur au Lac, në Cirih, vend ky ku ishin mbledhur delegatët e FIFA-së për Kongresin e saj të 65-të, i cili mbahet të enjtën dhe të premtën në po këtë vend.

ShBA-të po kërkojnë ekstradimin e të 7 personave të arrestuar, si dhe të Nicolas Leoz, ish drejtuesit të Conmebol , Jack Warner, që ishte dikur President i Concacaf-it si dhe të pesë biznismenëve që nuk kanë poste në FIFA, por që besohet se janë përfshirë në skandalet e korrupcionit.

Menjëherë pas arrestimeve, trupi rregullues i FIFA-së ka shqiptuar ndalesa për 11 zyrtarë të saj, nga të cilët 7 janë arrestuar gjatë aksionit të përbashkët të autoriteteve zvicrane dhe atyre Amerikane, dhe ate vetëm një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme , në të cilat pritej që President i FIFA-së të rizgjedhet Sepp Blatter ose të zgjedhet Princi Ali bib al Hussein.

“FIFA është pala më e dëmtuar në gjithë këtë skandal. Pasi ndëgjuam akuzat , ne kemi shqiptuar ndalesën e përkohshme për 11 individë, të cilëve u ndalohet çfarëdo aktiviteti futbollistik në vend apo ndërkombëtarisht”, deklaruan përgjegjësit e Komitetit Etik të FIFA-së.

Këta janë personat ndaj të cilave u shqiptua ndalesa:. Jeffrey Webb, Eduardo Li, Julio Rocha, Costas Takkas, Jack Warner, Eugenio Figueredo, Rafael Esquivel, José Maria Marin, Nicolás Leoz, Chuck Blazer dhe Daryll Warner.”

Derisa hetimet po vazhdojnë mbetet e paqartë nëse Zvicra do ti ekstradojë në SHBA personat që i ka arrestuar në territorin e saj.

Uefa ndërkaq nuk po rri duarkryq. Drejtues të UEFA-së po kërkojnë nga FIFA “shtyerjen e zgjedhjeve presidenciale të saj”. Përfaqësues të UEFA-së kanë thënë se “Blatter duhet larguar sepse me te FIFA po e vret futbollin”.

FIFA ndërkaq ka përshëndetur ‘pastrimin e radhëve të saj dhe ka përsëritur qëndrimin se Blatter nuk largohet e zgjedhjet do të mbahen në ditën për të cilën janë paraparë. / infoglobi/e.b.