Ballina / KOSOVA / Skandali i mishit në Kosovë, arrin në Prishtinë ekipi televiziv nga Belgjika
veviba_belgjike mishi kosove

Skandali i mishit në Kosovë, arrin në Prishtinë ekipi televiziv nga Belgjika

Skandali i importit të mishit me etiketa të falsifikuara në Kosovës ka gjetur vend edhe në mediat në Evropë. Ishin autoritetet kosovare të cilat kishin njoftuar kolegët belgë për mundësinë e mashtrimit që në shtator të vitit 2016, por belgët nisën hetimet vetëm 18 muaj më pas.

Ishte 19 shtatorit i vitit 2016 kur një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne mbërriti në Kosovë, në të cilin shumica e etiketave ishin grisur nga paketimi, por mbetjet treguan se mishi tashmë datonte nga viti 2004.

Kësisoj, skandali në fjalë ka nxitur mediat belge që të vizitojnë Prishtinën. Ekipi i televizionit të njohur “RTBF” do të qëndrojë në vendin tonë ku do të shoh nga afër ecurin dhe problematikën e nisur të mishit.

Të njëjtit do të zhvillojnë disa intervista me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Doganën e Kosovës.

Ndryshe, rasti i Kosovës është flagrant pasi bëhet fjalë për falsifikimin e etiketave dhe importimin e mishit 12 vjet të vjetër.

Vlen të theksohet se vetëm pak muaj më parë Komisioni Evropian mori në konsideratë ankesat se ushqimet e eksportuara në vendet e Evropës ish-komuniste kanë cilësi dhe parametra të tjerë nga ato që tregëtohen në Perëndim.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.