Ballina / KRYESORE / Skandale: Rrahen hoxhollarët në Maqedoni

Skandale: Rrahen hoxhollarët në Maqedoni

Në parkingun afër Operës së Baletit në Maqedoni kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sylejman Rexhepi dhe myftiu i Shkupit, Ibrahim Shana janë përfshirë në një rrahje.

Sipas gazetës maqedonase “Dnevnik”, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë kishte reaguar pas dorëzimit të një mirënjohjeje për myftiun e Shkupit.

Incidenti kishte vazhduar në parking, ku kryemyftiu Rexhepi kishte goditur Myftiun Shana.

E përçarje të këtilla ka pasur edhe më herët mes krerëve të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.