fbpx

S'ka qetësi në Kumanovë, e diela fillon me të shtëna

Në orën shtatë të mëngjezit sërish kanë filluar të shtënat e fuqishme me armë të kalibrit të rëndë në Qytetin e Kumanovës.

Situata është e tensionuar dhe po vazhdon prania e shtuar policore kryesishtë e përbërë nga njësitet special, njofton agjencia INA.

Agjencia thekson se situata mbetet e pandryshuar prej mbrëmë. Një pjesë e këtyre banorëve janë larguar nga shtëpitë e tyre për të evitur ndonjë incident, për shkak të përqëndrimit të përleshjeve të armatosura.

Njësitet speciale policore janë të stacionuara nga pjesa hyrëse kryesore e lagjes nga tregu i Kumanovës.

Nga ky lokalitet janë të përqëndruar edhe media të ndryshme vendore dhe të huaja, të cilat po ndjekin situatën.

Situata vazhdon të jetë jostabile dhe se pritet ndërhyrja e faktorëve ndërkombëtarë për të ndikuar në mundësitë e normalizimit të situatës.