Ballina / Biznes / Karrierë / S’ka marrëveshje – vazhdon bllokada

S’ka marrëveshje – vazhdon bllokada

Pa marrëveshje! Kështu ka rezultuar takimi në mes të ministres se Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila dhe homologut të saj nga Maqedonia, Valon Saraqini.

Minsitrat ishin takuar për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e mallrave në mes të këtyre dy shteteve, megjithatë një gjë e tillë nuk është arritur.

Kusari-Lila, ka thënë se Kosova nuk do të heq masën ndaj Maqedonisë pa i shfuqizuar Qeveria e Maqedonisë të dyja vendimet, atë për masën kufizuese të importit me miell dhe grurë dhe atë për vënien e takës për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të shkojnë në Maqedoni.

Nga ana tjetër Saraqini, ka thënë se vënia e masës kufizuese për importin e miellit dhe grurit nuk ka qenë vetëm ndaj Kosovës dhe kjo nuk është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

Ai ka thënë se këtë vendim Qeveria e Maqedonisë e ka bërë për t’i mbrojtur vendimet vendore, ndërsa ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse ministrat shqiptar kanë votuar pro vënies së takës për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të kalojnë në Maqedoni.

Megjithatë të dy ministrat janë dakorduar që t’i vazhdojnë takimet gjatë ditëve në vijim për të gjetur një zgjidhje të situatës./infoGLOBI/

Provo po ashtu

patate

Kosova vendos masa reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, ka marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.