femija e prindi

Sjelljet e pirndëve që krijojnë ndjeshmëri tek fëmijët

Aftësia për të shfaqur ndjeshmëri, mirëkuptim dhe ndarjen e emocioneve me njëri-tjetrin është një tipar shumë fisnik i personalitetit.

E vetmja mënyrë për të promovuar në mënyrë efektive aftësinë për empatinë/ndjeshmërinë, për brezat e ardhshëm, është të mësojmë fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.

Ka shumë mënyra se si të mësoni fëmijët të gëzojnë virtyte shoqërore:

Mos i ndrydhni emocionet e fëmijës

Prindërit shpesh bëjnë të pamundurën për të shtypur emocionet e fëmijëve, duke thënë gjëra të tilla si “Mos bërtit!”, “Mos qaj!”…Kjo është në fakt një prirje e natyrshme, pasi prindërit nuk pëlqejnë të shohin fëmijët e tyre të lënduar. Megjithatë, ky fakt ndikon zhvillimin emocional të fëmijës. Më konkretisht, fëmija do të tregohet më pak i gatshëm për të ndarë emocionetme ju, nëse ndërveproni në një mënyrë të tillë. Në vend të kësaj, duhet të pranoni ndjenjat e fëmijës për të mbajtur hapur derën e  komunikimit.

Theksoni praktikat e falenderimit

Aftësia për të shprehur mirënjohjen është një tipar i përbashkët në mesin e njerëzve të lumtur. Në një studim të kryer nga Dr. Robert Emmons, studiues në Universitetin e Kalifornisë, shprehja e mirënjohjes rrit nivelet e lumturisë me rreth 25 për qind. Prindërit mund të mësojnë dhe të inkurajojnë mirënjohjen tek fëmijët e tyre, thjesht duke e shfaqur atë vetë ose, duke i kërkuar fëmijës të mendojë për gjërat më të mira në jetën e tij/saj.

Ofroni mundësi për të praktikuar ndjeshmërinë

Fëmijët duan të të jenë në ndihmë për të tjerët. Kjo i bën ata të ndjehen mirë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që në këtë fazë t’ju siguroni mundësi për të bërë pikërisht këtë. Mendoni: dhuroni diçka (p.sh. para, ushqim, kohë) për njerëzit në nevojë.

Shfaquni para fëmijës me pikat tuaja të dobëta

Përvojat e përbashkëta në mesin e njerëzve të tjerë janë një gjë shumë e fuqishme, dhe fëmijët nuk janë të ndryshëm në këtë drejtim. Kur shohin gatishmërinë e prindërve për të ndarë dobësitë e tyre, i ndihmon ato për të zhvilluar një ndjenjë të stabilitetit dhe normalitetit. Kjo shfaqje e ndjeshmërisë mund të jetë aq e thjeshtë sa t’ju kërkoni falje, kur keni bërë një gabim.

U vendosni emër ndjenjave

Zhvillimi i inteligjencës emocionale është jetike për suksesin e dikujt më vonë në jetë. Gjatë fëmijërisë, kjo aftësi mund të zhvillohet nga emërtimi i ndjenjave që ka fëmija. Emërtoni ndjenjat: siklet, frikë, turp, trishtim, gëzim, xhelozi…

Pranoni emocionet

Mbani mend, fëmijëria është një fazë e zhvillimit. Është krejtësisht në rregull të njohë emocionet (psh, “Unë e kuptoj se je i zemëruar/ frustruar / lënduar sepse …)

I pyesni për ndjenjat hipotetike

Ndërveproni me fëmijën në lidhje me situatën. ( “Si mendoni…?,” “Pse mendoni se…?”) Kjo i mëson fëmijët për rëndësinë e vlerësimit në mënyrë racionale dhe interpretimit të emocioneve.

Diskutonin për ndjenjat e njerëzve të tjerë

Fëmijët shpesh kanë vështirësi për të kuptuar arsyen pse dikush mendon në mënyrën që ato mendojnë. Prandaj, është e rëndësishme të bashkëbisedoni me fëmijët.

Tregoni ndjeshmëri ndaj të tjerëve

Fëmijët mësojnë nga ajo që ata shohin dhe dëgjojnë … kjo është kaq e thjeshtë. Nëse prindërit janë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm, madje edhe për njerëzit që nuk i njohin, fëmija ka të ngjarë të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.

Shihni botën përmes syve të fëmijës

Fëmijët duhet të ndjehen të sigurtë kur shprehin emocionet e tyre, në mënyrë që ata të ndjehen të dashur dhe të mirëpritur. Prindërit, shpesh lavdërojnë emocione pozitive (p.sh. gëzim, të qeshura) dhe kritikojnë emocionet negative (psh të qarat, ulëritjen). Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë mënyra më e mirë. Duhet të kujtoni se edhe ju keni qenë fëmijë. Padyshim keni vepruar në mënyrë “iracionale”. Por, fëmijëria është një fazë e jetës që të rriturit shpesh harrojnë. Provoni të shihni botën përmes syve të fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.