Sipas Haradinajt, këto janë shkaqet e dorëheqjes së Maxhunit nga AKI

Drejtorit i AKI-së, Shpend Maxhuni,  dje ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare, por shkaqet e këtij vendimi janë kuptuar sot.

Sipas kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Maxhuni ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

“Ju siguroj që puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. Shpend Maxhuni është nalt në notën e vlerësimit, prej meje në këtë rast por edhe prej aleatëve që punojnë punët e njëjta. Motivacioni është arsyeja personale e tij, motivacioni është arsyeja shëndetësore që unë e respektoj, aty ka zëvendësdrejtor, ende s’ka inspektorë”, thotë Haradinaj.

Vendimin pë dorëheqjen poashtu e kishte dhënë i pari kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Por ai dje nuk ëk ishte ndalur në arësyet e dorëheqjes duke lënë shumë hapësirë për spekulime.

Postimi i djeshëm për dorëheqjen:

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare.

Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë. RH

Mediat raportojnë dorëheqjen

Mediat vendore kanë raportuar gjerësisht aktin e dorëheqjes së drejtorit shumëvjeçarë të Policisë së Kosovës, nga posti i të parit të AKI-së.

Një pjesë e mediave ishte mjaftë kritike për punë e deritashme të Maxhunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.