Ballina / RAJONI / Sipas B92 për SHBA-në “schengeni ballkanik” është ide premtuese
mathew palmer

Sipas B92 për SHBA-në “schengeni ballkanik” është ide premtuese

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se iniciativa për krijimin e një “Schengeni Ballkanik”, ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, sipas tij, është një ide premtuese.

Këto deklarata Palmer i ka bërë gjatë një forumi të organizuar në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se në një nismë të tillë ka vend edhe për Republikën e Kosovës dhe për Bosnje e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.

“Është një iniciativë që premton, ka mbështetjen tonë dhe për të cilën ne jemi të përkushtuar, që të punojmë në partneritet me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për të përparuar”, ka potencuar tutje Palmer.

Sipas Palmer, iniciativa e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për krijimin e një “mini Schengeni”, tregon se këto shtete po marrin përgjegjësitë për fatinë tyre duke kontrolluar të ardhmen e tyre, shkruan B92.

Përveç tjerash emisari i SHBA-së ka përsëritur faktin se vendimi për të mos i hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ka qenë tepër zhgënjyese, megjithatë, sipas tij, ende nuk është thënë fjala e fundit.

“Konsensusi është i nevojshëm dhe fillon një proces të rëndësishëm që dërgon një sinjal të rëndësishëm për rajonin”, ka potencuar Palmer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.