Ballina / KOSOVA / Sindikata e RTK-së kërkon nga deputetët të angazhohen për një Bord të pavarur
RTK

Sindikata e RTK-së kërkon nga deputetët të angazhohen për një Bord të pavarur

Pas dështimit të dytë për ta zgjedhur drejtorin e RTK-së, ka reaguar Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, duke thënë se janë të shqetësuar nga mënyra se si po tentohet të zgjidhet drejtori gjeneral i RTK-së.

Përmes një reagimi drejtuar mediave, kjo sindikatë ka shkruar se presioni për të votuar me vota të hapura nuk shpjegohet ndryshe përveç se përpjekje për manipulim të procesit.

“Zvarritja e votimit po bëhet me qëllim të rritjes së presionit ndaj disa anëtarëve të Bordit që të votojnë kundër bindjeve të tyre. SPRTK i fton anëtarët e Bordit që të mos dorëzohen para presionit dhe shantazhit, dhe të gjitha këto t’i bëjnë publike”, thuhet në reagim.

Kjo Sindikatë ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të angazhohen që RTK-ja të ketë bord të pavarur, profesional dhe të pandikuar në punën e tyre.

“SPRTK kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të angazhohen që RTK ta ketë një Bord të Pavarur, profesional dhe të pandikuar në punën e tyre.

Më shume se asnjëherë më parë kjo do të mund të realizohet tani, pasi që pothuajse gjysma e Bordit të RTK-së janë në proces të rizgjedhjes”, thuhet në reagim.

@Fluidi

Provo po ashtu

kurti e mustafa

Takohen Mustafa e Kurti, diskutojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e LDK-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.