Ballina / KOSOVA / Sindikata e KEK-ut: Do të ndërprejmë energjinë nëse hyn në fuqi Ligji për pagat
kek

Sindikata e KEK-ut: Do të ndërprejmë energjinë nëse hyn në fuqi Ligji për pagat

Drejtori i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Selatin Sadiku ka paralajmëruar se do të këtë ndërprerje të energjisë elekrtike nëse hyn në fuqi ligji për pagat me 1 dhjetor 2019, pasi që ky i fundit e përfshinë uljen e pagave të punëtorëve të KEK-ut.

Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi me 01 dhjetor 2019, thuhet në postimin e faqes zyrtare të KEK-ut në Facebook.

“E shihni çfarë ndotje ka, në çfarë pluhuri, në çfarë kushte punojnë punëtorët, çfarë kushte kemi, ata tentojnë të zbresin pagat. Ajo nuk vjen në shprehje. Ne kemi bërë presion tek sindikata e pavarur të angazhohet më tepër rreth nesh, e ne rreth sindikatës, se nuk vjen në shprehje zbritja e pagave asesi përndryshe Kosova mbetet në terr. Më vjen shumë çudi qysh kanë mundur me votu. Nuk e paskan ditur ku ekziston mihja, e as çka prodhohet nga kjo mihje”, thotë i frustruar, punëtori Alush Muqolli.

Sipas këtij postimi thuhet se në KEK, punohet me tri ndërrime. Punohet 24 orë. Këtu në minierë planifikohet të nxirren 8 milionë tonë qymyr brenda vitit, ndërsa tek djerrina është 12 milionë metër kub. Gjithë kjo punë bie barrë mbi punëtorin e KEK-ut, stafin udhëheqës dhe stafin menaxhues. Shpresojmë shumë në drejtësi, që gjykata do ta marr një vendim që punëtorët e KEK-ut t’i largoj nga ky ligj dhe mos të na detyroj të dalim në rrugë. Përndryshe, jemi të detyruar si kryesi ekzekutive e sindikatës së re të shkojmë me masa më radikale sindikale. Edhe e fundit do të vjen deri tek ndërprerja e energjisë elektrike nga punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen deri tek kjo e fundit, me keqardhje ju them qytetarëve të Republikës së Kosovës le të drejtohen nga gjeneratorët se rrymë nuk do të ketë”, deklaroi Selatin Sadiku U.D.Kryetar i SR-KEK-ut.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se menaxhmenti do të jetë krah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre. Ai deklaroi se bazuar në punën e madhe të bërë nga punëtorët, menaxhmenti ka marrë vendim për ndarjen e pagave jubilare.

Përkundër faktit se punetorët i kanë shpresat tek Gjykata Kushtetese për të korrigjuar këtë padrejtësi, Avokati Popullit ende nuk e ka derguar rastin në Gjykatë. Në këtë Institucionin thonë se po bëjnë analiza rreth ankesës së dorëzuar nga punëtorët e KEK-ut.

“Kemi pranuar ankesë nga Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut lidhur me pretendimet e tyre që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave dhe lirive të tyre. Jemi duke e bërë analizën e rastit, jemi duke e studiuar se në bazë të ligjit për pagat, cilat nene apo cilat standarde ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut janë shkelur në lidhje me ligjin për pagat. Jemi në fazën e vlerësimit dhe pasi ta analizojmë gjithë rastin, ne mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se a ka pasur shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ne nuk kemi mandat të dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese derisa ligji të filloj së zbatuari. Sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit për Gjykatën dhe ligjin për Avokatin e Popullit, gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi, Avokati i Popullit ka të drejtën t’i referohen një ligji në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mehdi Geci, zëvendës i parë i Avokatit të Popullit.

Në shkurt të këtij viti Ligji i ri për pagat në sektorin publik mori vota pozitive nga 63 deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.