Simiq i Listës Serbe: Jemi kthyer pa kushte

Pas më shumë se pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe në Kosovë janë rikthyer sërish në institucionet e Kosovës. Por, edhe pse kanë qenë jashtë institucioneve kosovare, zyrtarë të Listës Serbe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën si dhe kryepralamentarin Kadri Veselin.

Kjo është bërë e ditur nga vet lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq për Gazetën Express. Ai ka thënë se me kthimin e Listës në Kuvend nuk i ka vënë asnjë kusht Qeverisë së Kosovës. Thotë se është kthyer në institucionet e vendit për të punuar për të mirën e komunitetit serb në Kosovë.

“Nuk ka pasur kurrfarë kushtesh, vetëm kemi treguar gatishmërinë tonë që të jemi konstruktiv dhe që të kemi mundësi të punojmë për komunitetin tonë. Duam të kemi mundësi të zgjidhim probleme të vogla, probleme lokale që janë politizuar tejmase”, ka thënë Simiq .

Ndërkohë që ai bëri me dije se gjatë kohës së bojkotit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderin e LDK’së, Isa Mustafën dhe atë të PDK’së, Kadri Veselin.
“Gjatë kohës së bojkotit, ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me Z. Kadri Veselin, që është kryetar i PDK-së., dhe Z. Isa Mustafa që është edhe kryetar i LDK-së. D.m.th ka ekzistuar ai komunikim”, ka shtuar tutje ai.

Ndërkohë që Lista Serbe sot për herë të parë pas më shumë se 5 muajve është rikthyer në institucionet e Kosovës duke marrë pjesë kështu në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes Simiq po ashtu ka thënë se LS kanë marrë vendim që t’i kthehen punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.