Ballina / Galeria / “Simfonia e Deteve”, një qytet në det (Foto)

“Simfonia e Deteve”, një qytet në det (Foto)

Anija më e madhe dhe më e shtrenjtë në botë ka arritur në Malaga të Spanjës, aty ku bën që të duken të vogla ndërtesat e qytetit.

Ky është udhëtimi i parë i asaj që quhet “Simfonia e Deteve”, që peshon 228 000 ton dhe është e gjatë 362 metra, transmeton TCH.

Anija që ka kushtuar 1 miliard dollarë përmban një park ujor dhe një fushë basketbolli, bashkë me 2700 kabinat e saj.

E ndërtuar brenda dy vitesh, Simfonia e Deteve mund të mbajë rreth 8000 persona, përfshirë 2200 anëtarë të stafit.

Bëhet e ditur se kjo anije të gjithë verën do ta kalojë në Mesdhe, përpara se të kthehet në Majami.

@Fluidi

Provo po ashtu

Japoni

“Çatia e Japonisë”, pamje mahnitëse nga korridori i borës

Tateyama Kurobe, një nga rrugët malore më të çmendura në botë, është rihapur për turistët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *