Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Sierra Leone i pari në botë që mban zgjedhje me teknologjinë blockchain
sierra_leone

Sierra Leone i pari në botë që mban zgjedhje me teknologjinë blockchain

Por cila është arsyeja e përdorimit të blockchain? Ashtu siç kjo teknologji garanton transparencë në monedhat kriptografike, duke regjistruar çdo votë në blockchain, sistemi i ri siguron transparencë të plotë zgjedhore.

Më 7 Mars Sierra Leone bëri historinë: mbajti zgjedhjet e para presidenciale duke shfrytëzuar teknologjinë blockchain.

Ndërsa presidenti Ernest bai Koroma, i cili qëndroi në pushte për dy mandate 5 vjeçare, largohet nga zyra, Sierra Leone u përballë zgjedhjes së 16 kandidatëve.

Rezultatet preliminare sugjerojnë një betejë të fortë mes komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Julius Maada Bio dhe kandidatit të partisë në pushtet Samura Kamara.

Presidenti i ri i Sierra Leone do të përballet me sfidën e rindërtimit të vendit pas disa fatkeqësive që goditen vendin e varfër afrikan.

Shpërthimi i Ebolës në 2014-ën shkaktoi 4,000 vdekje dhe 1.4 miliardë dollarë humbje.

Por cila është arsyeja e përdorimit të blockchain? Ashtu siç kjo teknologji garanton transparencë në monedhat kriptografike, duke regjistruar çdo votë në blockchain, sistemi i ri siguron transparencë të plotë zgjedhore.

Kjo nuk është hera e parë që blockchain shihet si një mjet efektiv në luftimin e korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Në një të ardhme të afërt shpresohet se kostoja e makinave të votimit bazuar në blockchain do të bjerë duke mundësuar përdorimin e tyre edhe në vendet e varfra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.